Luajti futboll në një ndeshje bamirësie, Usain Bolt lëndohet rëndë

Futboll

Luajti futboll në një ndeshje bamirësie, Usain Bolt lëndohet rëndë

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 08:43
Usain Bolt

“Mbreti i sprintit” Usain Boldt, ka pësuar një lëndim të rëndë.

Bold ishte pjesë e ndeshjes së bamirësisë e cila u zhvillua në “Stamford Bridge” në mes të klasikës së Anglisë dhe World XI.

Ai luajti krah emrave si: Eden Hazard, Alessandro Del Piero. e shumë të tjerë.

Por, duket se kjo ndeshje ishte për t’u harruar, pasi që xhamajkani u detyrua të largohej me barrelë.

Loja u organizua nga UNICEF-i dhe kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat