Vllaznia kërkon 400 mijë euro për lojtarin

Futboll

Vllaznia kërkon 400 mijë euro për lojtarin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:19
Rejan Alivoda

Rejan Alivoda pritet të laroghet nga Vllaznia gjatë kësaj merkatoje.

Mesfushori shqiptar me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërie, ku ka disa oferta për shërbimet e tij.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Slavia Prague ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin e Vllaznisë. 20-vjeçari pëlqehet shumë nga skuadra çeke, e cila e shikon si të duhurin për formacionin e saj në sezonin e ri.

Paraqitjet e tij këtë sezon me shkdoranët dhe Kombëtaren U-21 kanë tërhequr vëmendjen e Slavia Prague që kërkon transferimin e tij.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe klubet po diskutojnë mes tyre për çështjet e detajeve të kontratës.

Sigurisht që Alivoda është një titull i rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët kërkojnë minimalisht 400 miijë euro për shërbimet e tij. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse ky operacion mund të konkretizohet apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat