Dy largime të tjera dhe një afrim

Futboll

Dy largime të tjera dhe një afrim

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Ky sezon veror ka për të qenë mjaft i ngjeshur në merkato për Manchester United, pasi pritet një revolucion i tërë. Pas Raphael Varane, që zyrtarizoi lamtumirën, nga “djajtë e kuq” pritet të largohen këtë verë edhe Casemiro e Aaron van Bisaka.

Mesfushori brazilian pritetntë largohet në Arabinë Saudite, pasi klubet e Ligës Saudite janë të interesuara për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United. Madje përfaqësuesit e Casemiro kanë zhvilluar tashmë bisedime me klubet arabe.

Casemiro, 32 vjeç, ka ende edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. Ky ka qenë një sezon i vështirë për të në “Old Trafford”, duke humbur edhe vendin në kombëtaren e Brazilit në Copa America.

Për sa i përket Aaron Wan-Bissaka, ende e paqartë e ardhmja e lojtarit, që luan prej 5 sezonesh me Manchester United. kontrata e tij skadon këtë vit, ndaj klubi nuk ka ndërmend t’ia rinovojë atë, duke e lënë të lirë mbrojtësin.

Përveç largimeve, “djajtë e kuq” po punojnë edhe për afrimin e qendërmbrojtësit të Everton, Jarrad Branthwaite, që shkëlqeu këtë sezon. Ky i fundit kushton 55 milionë euro, shumë që pritet të kënaqë skuadrën e “Toffees” për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat