Kombëtarja e Shqipërisë U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën në fundin e muajit maj!

KKombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën U-15. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës që dy takimet të luhen në qytetin e Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena” në datat 28 dhe 30 maj.

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare U-15 do të nisë më datë 26 maj në Kukës, aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të kryejë seancat përgatitore në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Kosovën U-15.

Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U-15 do të luhet më datë 28 maj në orën 17:00, në stadiumin “Kukës Arena”, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U-15 do të zhvillohet më datë 30 maj në orën 11:00, po në stadiumin “Kukës Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat