​Kapiteni i Yllit ka një paralajmërim për Trepçën para finales së pestë

Futboll

​Kapiteni i Yllit ka një paralajmërim për Trepçën para finales së pestë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:23
Gëzim Morina

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka thënë se skuadra e tij do të luajë për fitore në Mitrovicë, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë finale të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione. Ndeshja e pestë do të zhvillohet në palestrën “Minatorii” të Mitrovicës.

Para finales së pestë, kapiteni i Yllit tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.

“Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, tha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat