Xhevdet Muriqi në vizitë në FFK

Futboll

Xhevdet Muriqi në vizitë në FFK

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:23
Ademi e Muriqi

Presidenti  i FFK-së,Agim Ademi, priti në takim ish-futbollistin e gjeneratës së artë të FC Prishtina, Xhevdet Muriqi.

Në këtë takim të përzemërt u diskutua për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e futbollit tonë..

"Gjatë takimit, presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të ndritur të Xhevdet Muriqit në fushën e futbollit dhe për rolin e tij në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

Xhevdet Muriqi, nga ana e tij, falënderoi presidentin Ademi për pritjen dhe për interesimin e tij të vazhdueshëm për gjeneratat e kaluara të futbollit.

Ai po ashtu përgëzoi kreun e FFK-së për punën e mirë në përparimin e futbollit në vend në të gjitha aspektet", njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat