Lewandowski: Nuk vlen vendi i dytë

Futboll

Lewandowski: Nuk vlen vendi i dytë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:02
Lewandowski

Intervistë e gjatë e dhënë për edicionin e sotëm të “Mundo Deportivo” nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Barcelonës analizoi sezonin që po përfundon: “Këtë sezon aspironim të bënim më shumë se vendi i dytë.

Jam i sigurt se mund të kishim bërë më shumë, por tani kam ndjenjën se do të donim të përgatiteshim mirë për sezonin e ardhshëm. Kemi potencial të madh në ekip, me lojtarë shumë të mirë. Mund të fitojmë më shumë ndeshje dhe tituj sezonin e ardhshëm.

Edhe unë mund të shënoj më shumë gola, sepse ndihem shumë mirë fizikisht. Për më tepër, këtë sezon luajtëm me shumë të rinj, mendoj se ishte një përvojë e mrekullueshme për ta. Kjo eksperiencë do të shërbejë për sezonin e ardhshëm, si për të rinjtë, ashtu edhe për të gjithë ekipin. Do të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet që humbëm këtë sezon.

Duhet të mësojmë që, nëse ka ndeshje që nuk mund t’i fitojmë, duhet të përpiqemi të mos i humbim.

Pa ato pikë ne përfunduam të dytët në La Liga. Jam i sigurt që, nëse jemi të fokusuar te vetja, mund të mendojmë patjetër për titujt, La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, ndonëse atje varet edhe nga fati.

Këtë sezon kemi pasur fat të keq me lëndimet. Jam i sigurt se mund të aspirojmë diçka më shumë se vendi i dytë. Ndjenja në dhomën tonë të zhveshjes është se sezonin e ardhshëm mund të fitojmë tituj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat