Tebas mirëpret Mbappenë

Futboll

Tebas mirëpret Mbappenë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:16
Tebas e Mbappe

Javier Tebas mirëpret Kylian Mbappéne në Spanjë.

“Ylli” francez do të largohet nga Paris Saint-Germain më 30 qershor si lojtar i lirë dhe është gati të bashkohet me Realin e Madridit.

Presidenti i La Ligas foli për gazetën franceze “Le Parisien”, duke u fokusuar te sulmuesi:

“Jam plotësisht i bindur që Kylian Mbappé do të vijë te Reali i Madridit. Mendoj se me 99% se ai do të jetë atje sezonin e ardhshëm.

Ne do të vazhdojmë të përparojmë dhe pa dyshim që ardhja e Kylian Mbappésë është një burim për ne, për të vazhduar të rritemi.

Lojtarët e mëdhenj nuk janë çelësi i vetëm i suksesit të një kampionati, siç mendojnë shpesh tifozët apo mediat. Cristiano Ronaldo, për shembull, u transferua në Serinë A dhe kampionati nuk shpërtheu. Paris Saint-Germain kishte Messin, Neymar dhe Mbappé dhe Ligue 1 nuk pati shumë sukses në kohën e tyre. Ne vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të përparojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat