Pronarët e Chelseat akuzohen nga tifozët për shkatërrimin e klubit

Futboll

Pronarët e Chelseat akuzohen nga tifozët për shkatërrimin e klubit

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:20
Mauricio Pochettino

Tifozët e Chelseat kanë sulmuar pronarët e klubit Todd Boehlyn dhe Co pasi klubi njoftoi largimin e Mauricio Pochettinos.

Blutë i kanë treguar derën trajnerit argjentinas, pavarësisht se ai e udhëhoqi skuadrën në vendin e gjashtë në Premierligë në sezonin 2023/24. Pochettino gjithashtu ndihmoi Blutë të arrinin në finalen e Carabao Cup dhe në gjysmëfinalen e FA Cup.

Ndërsa Todd Boehly dhe Co u ndanë me trajnerin e tyre, tifozët dolën në rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tyre kundër pronarëve të klubit.

Një tifoz i zemëruar thirri klubin për vendimin e tyre për të shkarkuar Pochettinon, ndërsa ai shkroi: “Chelsea është institucioni më i keq i drejtuar në botë”.

Një llogari me emrin Malik Ofori vuri në dyshim vendimin e Bluve për t’u ndarë me trajnerin e tyre pas vetëm një sezoni, duke shtuar: “Gabim i madh”.

Ndërkohë, një tjetër tifoz akuzoi pronarët për shkatërrimin e Chelseat duke postuar: “Pronarët e kanë shkatërruar këtë klub. Menaxherë të rinj çdo 2 sezone. Lojtarët duhet të përshtaten çdo herë klub i turpshëm tani. Sinqerisht i shokuar”.

Dhe tifozi i Blues, Austin, kritikoi klubin që nuk kishte bërë ndonjë përparim, ndërsa ai shkroi: “Një hap përpara, dy hapa prapa. Është mënyra e Chelseat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat