Listë e gjatë emrash për të drejtuar Chelsean

Futboll

Listë e gjatë emrash për të drejtuar Chelsean

Më: 22 maj 2024 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Pas largimit të trajneri argjentinas Mauricio Pochettino nga Chelsea, një tjetër ekip “big” në Premier League është në kërkim të drejtuesit të ri. Gjashtë fitore radhazi dhe një vend në Conference League nuk e shpëtuan Pochettino, ndaj klubi londinez do të mendohet para se të zgjedhë pasuesin.

Në fak, gjuetia për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe me përjashtim të çdo surprize, ai nuk do të jetë një trajner me emër të madh. Mediat britanike konfirmojnë se dera do të jetë e mbyllur për një rikthim të mundshëm të José Mourinho, Antonio Conte apo Thomas Tuchel, të gjithë pa stol.

Pronarët do të donin një djalë të ri, një emër në zhvillim, dikë që mund të rritet bashkë me ekipin dhe mund të punojë pa probleme në strukturën që i ka dhënë vetes Chelsea. Emrat e parë në listë, pjanë Enzo Maresca (Leicester), do të ishin Sebastian Hoeness (Shtutgart), Michel (Girona) dhe Kieeran McKenna (Ipsëich Toën).

Orët e fundit ka dalë edhe emri i Roberto De Zerbi, që u largua nga Brighton, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Faza përgatitore do të nisë më 4 korrik, ndaj klubi po planifikon me kujdes çdo lëvizje, për t’i dhënë mundësi trajnerit të ri të jetë i përgatitur deri më atë datë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat