Mbrojtësi kryeqytetas largohet nga Teuta pas 2 vitesh

Futboll

Mbrojtësi kryeqytetas largohet nga Teuta pas 2 vitesh

Më: 22 maj 2024 Në ora: 14:51
Harrallam Qaqi

Tashmë edhe zyrtarisht. Harrallam Qaqi largohet nga Teuta.

Mbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e “djembve të detit’ për sezonin e ri, me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.

Nuk u dakortësuan për rinovimin, lojtari kryeqytetas ndan rrugët me Teutën

Mbrojtësi kryeqytetas largohet nga Durrësmi pas 2 vitesh, teksa përfundoi kontratën me klubin.

30-vjeçari është një opsion i mirë për ekipet e tjera dhe në merkato del si lojtar i lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Teuta falenderon lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat