Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 22 maj 2024 Në ora: 14:58
Hansi Flick

Hansi Flick, 59 vjeç, vazhdon të ëndërrojë për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Pavarësisht se disa skuadra të Premier League-s janë në dijeni të situatës së tij, – mes tyre edhe Chelsea, pasi klubi “blu” zyrtarizoi largimin e Mauricio Pochettinos, trajneri gjerman nuk do të bëjë asnjë hap derisa të përcaktohet situata në Barcelonë. Flick i ka thënë tashmë “jo” Chelsea dhe i jep përparësi klubit të Barçës mbi propozimet që ka në tavolinë.

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe ish-trajneri i Gjermanisë ishte shumë pranë pankinës së Barçës një muaj më parë, para takimit në shtëpinë e Laportës me Xavin, ku u konfirmua trajneri aktual i “blaugranave”.

Megjithatë, skenari i ri që është hapur te Barcelona, ​​pas zemërimit monumental të Laportës, ka bërë që Flick të ketë sërish mundësi për të drejtuar pankinën e Barçës.

Vendimi, siç njofton “El Mundo Deportivo”, do të merret pas ndeshjes ndaj Sevillas, në takimin e së hënës së ardhshme, ku, përveç Laportës dhe vetë Xavit, do të jenë të pranishëm edhe drejtori sportiv Deco, zëvendëspresidenti sportiv, Rafa Yuste, dhe anëtarët e tjerë të komisionit të sportit.

Flick ka si menaxher të tij Pini Zahavin, përfaqësues i Robert Lewandowskit, i cili gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Joan Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat