Bale këshillon Bellinghamin si të mundë Viniciusin për Topin e Artë

Futboll

Bale këshillon Bellinghamin si të mundë Viniciusin për Topin e Artë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:08
Gareth Bale

Legjenda e Uellsit dhe Real Madridit, Gareth Bale, ka pohuar se Jude Bellingham duhet të imitojë Lionel Messin për të mposhtur shokun e tij të skuadrës te Real, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë 2024.

Bellingham, 20 vjeç, është konfirmuar si një nga futbollistët më të mirë në botë që nga largimi nga Borussia Dortmund për te madrilenët në vitin 2023.

Ai ka luajtur një rol kyç në triumfin e ekipit të tij në La Liga dhe Superkupa e Spanjës deri më tani këtë sezon, duke kontribuar me 23 gola dhe 12 asiste në 40 ndeshje të  luajtura në të gjitha kompeticionet.

Vinicius, nga ana tjetër, e ka pozicionuar veten si një pretendent kryesor për çmimin e Topit të Artë 2024 për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Real Madridin këtë sezon.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 23 gola dhe ka regjistruar 11 asiste në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticonet deri më tani.

Gjatë një interviste me PA Media, Bale u pyet nëse Bellingham është një kandidat i përshtatshëm për çmimin e Topit të Artë në 2024. 34-vjeçari u përgjigj:

“Sigurisht. Pjesëmarrja në një turne të madh ndërkombëtar (Kampionati Europian) do të luajë një rol të madh në fitimin e atij trofeu. Kupa e Amerikës do të jetë gjithashtu, kështu që mendoj se ka shumë për të luajtur mes Bellingham dhe Vinicius, sepse për të fituar Topin e Artë… duhet të fitosh trofe me ekipin”.

Duke përdorur si shembull fitimin e Topit të Artë të Messit vitin e kaluar, Bale tha:

“Nëse ka një turne ndërkombëtar, duhet të tregosh vlerat edhe në atë skenë… siç bëri Messi disa vite më parë në Kupën e Botës 2022. Natyrisht, ka shumë për të provuar, por Bellingham e ka bërë pjesën më të madhe të punës deri tani”.

Të dy Bellingham dhe Vinicius janë aktualisht të fokusuar në përfundimin e sezonit të tyre në La Liga me Real Madridin që do të presë Real Betis këtë të shtunë.

Dyshja do të kthehet në fushë në finalen e Champions League 2023-24 kundër Dortmundit në Wembley më 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat