Van Persie bën parashikimin

Futboll

Van Persie bën parashikimin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:11
Van Persie

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Arsenalit, Robin van Persie, beson se trajneri i Liverpool-it, Arne Slot do të ketë sukses në rolin e tij, pasi zëvendësoi trajnerin ikonë Jurgen Klopp.

Pas disa muajsh spekulime, Slot u emërua trajner i Reds të hënën (20 maj) pas ndeshjes së fundit të Kloppë. Holandezi 45-vjeçar u largua nga roli i tij te Feyenoord, ku qëndroi për tre vjet.

Gjatë një interviste me ESPN Nederland, Van Persie u pyet nëse Slot do të jetë në gjendje të përballojë presionin në Anfield. Ai u përgjigj:

“Unë mendoj se do të shkojë shumë mirë. Mënyra se si ai dëshiron të luajë është në përputhje me stilin e lojës së Klopp dhe atë që ata janë mësuar atje.

“Unë pres që ata të bëjnë shumë mirë. Liverpool është një nga klubet më të mira në Angli. Unë kam qenë në gjendje të luaj për dy klube të tjera shumë të mira”.

Van Persie, i cili e filloi karrierën e tij si lojtar te Feyenoord, vazhdoi:

“Slot ka bërë mirë te Feyenoord në atë ritëm. Është një mundësi shumë e bukur dhe e re. Bbesoj se do të shkojë shumë mirë për të”.

Slot ndihmoi Feyenoord të fitonte një titull Eredivisie dhe Kupën e Holandës mes 2021 dhe 2024. Ai i udhëhoqi ata në 97 fitore dhe 24 humbje në 148 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat