Moratti ka një thirrje për pronarët e rinj të Interit

Futboll

Moratti ka një thirrje për pronarët e rinj të Interit

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:30
Morati e Zhang

Orët e fundit në shtëpinë e Interit me kalimin e klubit në pronësinë e fondit amerikan Oaktree, pikërisht siç ndodhi në 2018 me Milanin që i kaloi fondit Elliot, kanë qenë plot zhvillime.

Një personazh i dashur për popullin zikaltër, Massimo Morati ka thënë të tijën sa i përket këtij zhvillimi. Ish-presidenti, në drejtimin e klubit për më tepër se 16 vjet, komentoi kalimin e pronësisë nga familja Zhang te fondi Oaktree.

“Më vjen shumë keq që ndodhi kështu! Kam shumë vlerësim për Steven, ka fituar dy tituj dhe shumë trofe në këto vite. Borxhin që nuk ia doli ta shlyente e ka shpenzuar për Interin, jo për gjërat e tij.

Finalja Partizani-Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”

“Nuk më intereson nëse goli është i bukur apo jo”, Yildiz: Pak si shpejt për 10-tën!

Shpresoja të qëndronte në krye të klubit. Kam biseduar së fundmi me të, por nuk kemi folur për këtë çështje“, deklaroi 79-vjeçari italian.

Moratti, fitues i 16 trofeve si president i Interit, foli më pas për të ardhmen e pronarëve të rinj.

“Shpresojmë që të kenë respekt për nevojat e skuadrës dhe klubit për të qëndruar në nivelet e larta. Në futboll e ardhmja ndërtohet ditë pas dite.

Shtimi i fondeve të huaja në futbollin e Serie A i detyrohet rritjes së kostove, pasi pa ndërhyrje nga jashtë një sipërmarrësi privat do t’i ndodhë ajo që më ndodhi mua“..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat