Çfarë thuhet për Modriçin?

Futboll

Çfarë thuhet për Modriçin?

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:38
Luka Modriç

Luka Modriç do të zgjasë kontratën e tij me Real Madridin për të paktën edhe një vit.

Mediat spanjolle janë të sigurta për këtë dhe raportojnë se kroati ka arritur marrëveshjen me presidentin Florentino Perez edhe falë miratimit të trajnerit Carlo Ancelotti.

Kampioni i Realit, i cili në shtator do të mbushë 39 vjeç, mund të kalojë rekordin e Ferenc Puskas.

Në vitin 1966, kur ishte 39 vjeç e një muaj, hungarez u bë lojtari "më i vjetër" që ka luajtur një ndeshje për madrilenët.

Modriç ka qenë lideri i mesfushës së Real Madridit gjatë dekadës së fundit, duke bashkëpunuar me Toni Kroos. Lojtari gjerman, i cili së fundmi ka mbushur 34 vjeç, ka njoftuar dje se do të ndalojë së luajturi pas Kampionatit Evropian të vitit 2024 që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat