Sonte finalja e Kupës, Voska Sport përballë Tikveshit

Futboll

Sonte finalja e Kupës, Voska Sport përballë Tikveshit

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:48
Voska Sport

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku për trofeun do të përballen Voska Sport dhe Tikveshi.

Ekipi shqiptar nga Ohri do të kërkoj të shkruaj historinë, për të fituar për herë të parë trofeun e Kupës, pasi kjo është edhe finalja e parë që do të luajnë në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër ndryshe nga Voska, skuadra e Tikveshit është një ekipi shumë vjeçar në futbollin vendor, por që për herë të parë arrijnë në finale të Kupës dhe asnjëherë më parë skanë qenë aq afër për të fituar trofeun.

Kjo është finalja e 31-të në historinë e Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe e veçanta e finales së sotme është që për herë të parë një ndeshje në garat e Maqedonisë do të ketë sistemin VAR.

Finalja e Kupës ndërmjet Tikveshit dhe Voskës do të luhet në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat