Vllaznia arrin akordin me titullarin e mbrojtjes

Futboll

Vllaznia arrin akordin me titullarin e mbrojtjes

Më: 22 maj 2024 Në ora: 15:58
Stojanoviq

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë këto kohët e fundit.

Klubi shkodran të dielën e kaluar, u eliminua nga “Final 4”, prej ekipit të Egnatias, pasi barazimi 0-0 nuk i hynte në punë kuqebluve, për shkak se rrogozhinasit ishin të renditur më lart në kampionat, gjë që bëri që në finale të shkonin ata.

Klubi verior, së bashku me presidentin e tyre Alban Xhaferi, kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ku i pret Liga e Konferencës me turet eliminatore.

Sot Vllaznia nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale zyrtare, ka bërë me dije se ka arritur akordin me mbrojtësin Milosh Stojanoviq, me këtë të fundit që ka pranuar ta zgjasë kontratën e tij edhe një sezon tjetër.

Stojanoviç ka qenë një titullar i padiskutueshëm për të tre trajnerët që Vllaznia kishte sezonin e kaluar, duke bërë performanca shumë të mira dhe ndihmuar shkodranët të shkonin deri në gjysmëfinalet e “Final 4”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat