Selektori i Maqedonisë së Veriut me padurim i pret sfidat me Kroacinë dhe Çekinë

Futboll

Selektori i Maqedonisë së Veriut me padurim i pret sfidat me Kroacinë dhe Çekinë

Nga: K.G. Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:08
Blagoja Milevski

Selektori i kombëtares A të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore kundër Kroacisë (3 qershor, ora 19:00) në Rijekë dhe ndaj Republikës Çeke (10 qershor, ora 18:00) në Hradec Kralove.

 “Presim me padurim takimin e ri dhe ndeshjet e forta ndaj Kroacisë dhe Çekisë, dy kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian.

Në kombëtaren e Maqedonisë janë futbollistë të cilët kanë konfirmuar se mund të garojnë me skuadrat më të forta evropiane.

I qëndrojmë besnikë lojtarëve që zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, veçanërisht ndaj favoritëve të mëdhenj, Anglisë dhe Italisë”, - tha Milevski.

Në mesin e të ftuarve janë gjashtë shqiptarë, si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi, Lirim Qamili si dhe është rikthyer edhe Isnik Alimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat