Lineker zbulon prapaskenën e bujshme

Futboll

Lineker zbulon prapaskenën e bujshme

Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:19
Klopp

Jürgen Klopp ka rrëmbyer kryetitujt e lajmeve të futbollit evropian dhe botëror në orët e fundit, pas lamtumirës së tij emocionuese nga “Anfield”, të dielën.

 Trajneri gjerman, një legjendë superlative për “Reds”, ka konfirmuar tashmë se nuk do të drejtojë askënd sezonin që vjen, se do të bëjë një vit pushim, për të vlerësuar më pas me qetësi eksperiencën tjetër si trajner. Një gjë e ka bërë tashmë të qartë, nuk do të drejtojë më asnjë ekip tjetër në Premier League.

Ajo që nuk përcaktohet është nëse ai mund të rikthehet në klubin ku shkëlqeu më shumë para Liverpool-it, në entitetin që e katapultoi dhe e vendosi në mesin e trajnerëve më të mirë të futbollit europian, Borussia Dortmund.

Klopp ishte atje nga viti 2008 deri më 2015, ku fitoi dy Bundesliga, dy Superkupa të Gjermanisë dhe një Kupë të Gjermanisë, duke arritur gjithashtu një finale të Ligës së Kampionëve (të humbur ndaj Bayern Munich).

Një thashetheme i përhapur orët e fundit është se Klopp mund të rikthehet në Dortmund, por jo si trajner. Sipas ish-futbollistit anglez Gary Lineker, trajneri legjendar gjerman mund të kthehet te Borussia Dortmund, por si president i klubit gjerman në një të ardhme afatmesme ose afatgjatë.

Kam dëgjuar se Jürgen mund të përfundojë duke u bërë president i Borussia Dortmund, gjë që do të ishte fantastike, – tha Lineker. – Jam vërtet kurioz për të parë se çfarë do të bëjë më pas Jürgen Klopp.

Unë mendoj se patjetër do të marrë pak kohë për të pushuar, sepse e besoj kur thotë se i ka mbaruar energjia”.

Legjenda angleze e futbollit e justifikon pushimin që do të marrë Klopp, duke kujtuar se “pas një viti do të ketë shumë një luftë për ta rrëmbyer atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat