Muçi: Më mirë që luajmë kundër të mëdhenjve

Futboll

Muçi: Më mirë që luajmë kundër të mëdhenjve

Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:40
Ernest Muçi

Sulmuesi i Besiktas dhe kombëtares shqiptare, Ernest Muçi është rrëfyer për muajt në Turqi dhe Europianin 2024 me kuqezinjtë. “Totem TV” i ka marrë një intervistë djaloshit kuqezi në Stamboll. 23-vjeçari ka prekur edhe temën e Kombëtares, duke thënë se është mirë që përballen me ekipe të forta.

“Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm, por do të doja të isha më në qendër, të jem më afër mesfushorëve apo të tjerëve, të jap asiste e të jem afër portës dhe të ndihmoj ekipin që të shënojë.

Është e rëndësishme që të lëvizësh shumë, mua më pëlqen të ndryshoj pozicione.

Këtu më japin liri dhe falënderoj trajnerët që më besojnë. Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë.

Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë. Ishte e lehtë të përshtatesha.

Europiani 2024? Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Europian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha. Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve.

Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën. Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend”, tha Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat