Dinamo mendon për afrimet

Futboll

Dinamo mendon për afrimet

Më: 22 maj 2024 Në ora: 16:59
Dinamo

Te Dinamo janë larguar shumë lojtarë, teksa të tjerë priten të largohen.

Por përveç merkatos në dalje, te ‘Blutë’ ka nisur puna edhe për afrimet për të zëvendësuar të larguarit.

Kështu në radarin e drejtuesve ka rënë lotjari i Bylisit.

Bëhet fjalë për Aleksandër Trumçin, i cili pëlqehet nga stafi i dinamovitëve dhe shikohet si një lojtar kyç për sezonin e ri.

Shkodrani do të përforconte kështu repartin e mbrojtjes, i cili ka ptur edhe largimet më të shumta.

 23-vjeçari luan në krahun e djathtë dhe në 4 sezonet e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm te Bylisi në Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Marrëdhëniet mes Dinamos dhe Bylis janë të mira, pasi kujtojmë se edhe 1 vit më parë nga ballshiotët janë transferuar te ‘blutë” lojtarë si Lorran dhe Kaçori. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Trumçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat