Struga feston në qytet titullin e kampionit

Futboll

Struga feston në qytet titullin e kampionit

Nga: K.G. Më: 22 maj 2024 Në ora: 17:33
Pamje nga atmosfeta

Ashtu siç dinë të luajnë mirë futboll dhe të fitojnë tituj, në Strugë dinë të festojnë dhe të argëtohen me suksesin, siç është skuadra e Struga Trim Lum.

“Kështu të dielën në mbrëmje e gjithë Struga ishte në këmbë, rreth 7.000-8.000 veta erdhën në festën e kampionit që u mbajt në sheshin e këtij qyteti të bukur dhe kampion. 

Këngëtarët e njohur janë kujdesur që festa të jetë në nivel të lartë, ndërsa kulmi i festës ka qenë kur në skenë kanë dalë futbollistët e Struga TL, të cilët këtë sezon kanë treguar se janë më të mirët në Maqedoninë e Veriut”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

Struga është kampion për të dytin vit rresht dhe tani do të garojë në kualifikueset e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat