Kapiteni lë Ballkanin për Azerbajxhanin: Largohem duke fituar gjithçka

Futboll

Kapiteni lë Ballkanin për Azerbajxhanin: Largohem duke fituar gjithçka

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:20
Edvin Kuç

Edvin Kuç do të largohet nga Ballkani. Mesfushori dhe kapiteni i skuadrës nga Theranda ka konfirmuar largimin fill pas finales së Kupës së Kosovës, të cilën Ballkani e fitoi me penallti ndaj Prishtinës, duke marrë për herë të parë në histori këtë trofe.

Kuç, i cili vesh fanellën e Malit të Zi, njoftoi se do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, te Neftchi Baku, teksa deklaroi se është i lumtur që largohet nga Ballkani pasi ka fituar gjithçka.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë.

E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tani po largohem duke i fituar të gjitha.

Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes mesfushori.

Edvin Kuç iu bashkua Ballkanit në janar të 2019-ës, teksa gjatë më shumë se 5 sezoneve ka pasur edhe një periudhë huazimi te Gjilani. Mesfushori ka qenë protagonist absolut i skuadrës që ka fituar tre tituj kampionë radhazi në Kosovë dhe ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat