Kabashi: Tani e synojmë Ligën e Evropës

Futboll

Kabashi: Tani e synojmë Ligën e Evropës

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:22
Kabashi

Ballkani për herë të parë në historinë e klubit, është shpallur fitues i Kupës së Kosovës.

Pas përfundimit dramatik në Rexhep Rexhepi, pas penalltive suharekasit arritën të mposhtin skuadrën e Prishtinës.

Me përfundimin e ndeshjes, presidenti i klubit, Arsim Kabashi ka deklaruar se tashmë e synojnë Ligëne e Evropës.

“Kjo do të thotë shumë për ne sepse as në ëndrra nuk e kemi parë që do t’i marrim dy Kupat këtë edicion. Tani kemi festë 2-3 ditë. Do të flasim me trajnerin dhe lojtarët. Ky është vetëm fillimi.

Synojmë të ecim edhe më lartë. Tani i kemi garat evropiane dhe do ta përfaqësojmë gjithë Kosovën.

Sivjet synojmë Ligën e Evropës”, ka thënë pas ndeshjes presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat