I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:32
Lokateli:

I zhgënjyer nga barazimi me Bolonjën, por edhe krenar për Juven në Ligën e Kampioneve, një arritje e cila u shoqërua me suksesin në Kupën e Italisë. Manuel Lokateli, në një deklaratë për sezonin e “Zonjës së Vjetër”, ka deklaruar:

“Së pari, fitimi i një trofeu ishte pothuajse një çlirim, sepse Juventusi ka të bëjë me fitimin dhe sjelljen e trofeve në shtëpi dhe në këto tri vite nuk e kishim bërë diçka të tillë.

Ne djemtë duhet të falënderojmë trajnerin sepse ai sigurisht që na dha shumë dhe më pas është e qartë se jemi përqendruar më shumë në fitoret.”

Më pas vëmendja e mesfushorit ka kaluar në të ardhmen. Pa dashur të përmende emra trajnerësh të mundshëm, Lokaleti tha: “Duhet të jemi objektivë.

Duhet të luajmë më mirë, patjetër. Në disa ndeshje kemi bërë shumë gabime teknike sidomos kur nuk e kemi pasur topin. Në sezonin e ri duhet të përmirësojmë shumë aspekte teknike dhe të mbajmë më shumë zotërimin e topit. Sidoqoftë, më mirë të mendojmë të mbyllim kampionatin me një fitore me Monzën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat