Manaj mesazh të rëndësishëm tifozëve

Futboll

Manaj mesazh të rëndësishëm tifozëve

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:44
Rey Manaj

Rey Manaj ka shkruar një mesazh të rëndësishem duke u bërë thirrje tifozëve të Sivasspor që të jenë prezent në stadium, në derbin që do të luajnë përballë Kayserispor. Sfida e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke do të zhvillohet më 25 maj, duke nisur nga ora 18:00.

“Përshëndetje të dashur! Unë ju dua shumë dhe e di që keni sakrifikuar. Por ju pres edhe për ndeshjen e fundit të seszonit. E di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes derbi, dhe do të fitojmë këtë sfidë të fundit me mbështetjen tuaj. Eja, shihemi në stadium”, është thirrja e Rey Manajt për tifozët e Sivasspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar në sezon fantastik në Turqi me Sivasspor. 27-vjeçari ka arritur të shënojë 22 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë. Këto statistika kanë bërë që Manaj të ketë shumë oferta, dhe pikërisht ndeshja e së shtunës mund të jetë e fundit që lushnjari luan me fanellën e Sivasspor.

Gjithashtu, Manaj është në pritje të një ftese nga Sylvinho për ta grumbulluar në ekipin që do të udhëtojë drejt Gjermanisë për EURO 2024..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat