Milani i komunikon Piolit largimin

Futboll

Milani i komunikon Piolit largimin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:59
Pioli

Sfida ndaj Salernitanës do të jetë e fundit e Stefano Piolit në stolin e Milanit.

Klubi kuqezi ka njoftuar agjentin e trajnerit se nuk ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me Piolin dhe se tashmë pritet që palët të ulen në tryezë për të gjetur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, që është e vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Largimi i teknikut 58-vjeçar emilian ishte i pritshëm, pasi drejtuesit e Milanit kanë nisur prej kohësh kërkimet për një trajner të ri, megjithatë njoftimi zyrtar për agjentin ka ardhur vetëm këtë të mërkurë dhe fill pas ndeshjes së fundit pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja për prishjen e kontratës.

Stefano Pioli mori drejtimin e Milanit në dhjetor të 2019-ës dhe që atëherë ka fituar një titull kampion në sezonin 2021-2022, megjithatë vendi i dytë këtë sezon duket se nuk i ka bindur drejtuesit që të konfirmojnë vazhdimësinë e tij.

Emri favorit për të marrë drejtimin e Milanit duket portugezi Paulo Fonseca, tekniku aktual i francezëve të Lille, i cili ka një të shkuar edhe në stolin e Romës, teksa nuk përjashtohet as pista Roberto De Zerbi, me italianin që mbylli bashkëpunimin me anglezët e Brighton dhe është i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat