Hoxha asiston në finale, Dinamo e Zagrebit fiton Kupën e Kroacisë

Futboll

Hoxha asiston në finale, Dinamo e Zagrebit fiton Kupën e Kroacisë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:06
Dinamo e Zagrebit

Dinamo e Zagrebit konfirmon diktatin në futbollin kroat. Pas triumfit në kampionat, skuadra kryeqytetase ka ngritur lart edhe Kupën e Kroacisë, pasi mposhti me rezultatin 1:3 Rijekën në finale.

Kupa e Kroacisë ka një format finaleje me dy takime, teksa pas ndeshjes së parë në barazim pa gola, këtë herë Dinamo triumfoi me shifrat 1-3, duke marrë edhe trofeun e dytë sezonal në vend.

Titullarë në këtë takim ishin sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha i cili dha edhe asist në golin e dytë të Dinamos së Zagrebit, por edhe Lindon Selahi për Rijekën, i cili qëndroi në fushë për më shumë se 70 minuta.

Finalja Partizani-Egnatia/ Zbulohen emrat e asistentëve të Anthony Taylor, do të gjykojnë së bashku edhe në “Euro 2024”

“Nuk më intereson nëse goli është i bukur apo jo”, Yildiz: Pak si shpejt për 10-tën!

Arbër Hoxha iu bashkua Dinamos së Zagrebit në janar dhe në pak muaj ia doli të fitojë dy trofe, Kupën dhe Kampionatin, teksa Rijeka mbylli sezonin pa trofe, ndonëse provoi të rivalizojë kryeqytetasit në të dy kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat