Mbrëmje tronditëse për Granit Xhakën e Bayerin! Atalanta e Gjimshitit në festë 

Futboll

Mbrëmje tronditëse për Granit Xhakën e Bayerin! Atalanta e Gjimshitit në festë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 maj 2024 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 22:49 më 22.05.2024
Atalanta

Atalanta fiton Europa League

Atalanta është fitues i Kupës së Europa League në futboll. 

Skuadra nga Bergamo deklasoi Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në finalen e madhe që u zhvillua në Dublin të Republikës së Irlandës.

Një atmosferë e bukur futbolli, mbi 50 mijë shikues, panë një Atalantë të frikshme dhe një Bayer jo si zakonisht gjatë edicionit 2023-2024, që disavantazhin e përmbyste shpesh. 

Pas 51 ndeshje pa humbje në Gjermani e Evropë, Bayer njoftohet me humbje. 

Atalanta – Bayer 3:0

Stadiumi "Aviva" në Dublin.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: I. Kovacs (Rumania).
Shënues; Lookman (12', 26' e 75').
Kartona të verdhë; Wirtz, Tapsoba, Andrich - Gjimshiti, Scamacca, Zappacosta, Koopmeiners.
Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac (Scalvin 46'), Zappacosta (Hateboer 84'), T. Koopmeiners, Ederson, Ruggeri (Toloi 90+1), de Ketelaere (Pasalic 57'), Lookman dhe Scamacca (Toure 84').

Bayer: Kovar, Tapsoba, Tah, Hincapie, Stanishiq (Boniface 46'), Palacios (,Andrich 68'), Xhaka, Grimaldo (Hlozek 69'), Wirtz (Schick 81'), Frimpong (Tella 81') dhe Adli.

Futbollisti Ademola Lookman është trim i mbrëmjes, duke shënuar het-trik e tronditur kampionin e Gjermanisë.  

Reprezentuesi i Shqipërisë, berat Gjimshiti, kapiten i Atalantës,  sonte ka dëshmuar lojë të madhe dhe me shokë ka festuar trofeun e parë të ekipit në histori të garave evropiane.  

Në minutën e 12-të, mbrojtja e Bayerit reaguan me vonesë në mbrojtje dhe Ademola Lookman nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0.

Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 22-të.

Në minutën e 26-të, Ademola Lookman me një goditje të fortë e të saktë, thelloi epërsinë në 2:0.

Portieri i Atalantës, Musso, ka treguar formë duke reagon me sukses pothuajse në çdo situatë.  

Në minutën e 75-të, i papërmbajtshmi Ademola Lookman me një depërtim mjeshtëror e me goditje të furishme vulosi sfidën me rezultat 3:0.

Gjimshiti me Atalantën në festë e Xhaka me Bayerin të tronditur nga kjo humbje e thellë, që pak kush e ka pritur me një rezultat të tillë.

Atalanta në festë

(E plotësuar) -90' Fillon festa e Atalantës.

Atalanta – Bayer 3:0

Stadiumi "Aviva" në Dublin.

Shikues: 50.000.

Shënues; Lookman (12', 26' e 75').

Kartona të verdhë; Wirtz, Tapsoba, Andrich - Gjimshiti, Scamacca, Zappacosta, Koopmeiners.

Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac (Scalvin 46'), Zappacosta (Hateboer 84'), T. Koopmeiners, Ederson, Ruggeri, de Ketelaere (Pasalic 57'), Lookman dhe Scamacca (Toure 84').

Bayer: Kovar, Tapsoba, Tah, Hincapie, Stanishiq (Boniface 46'), Palacios (,Andrich 68'), Xhaka, Grimaldo (Hlozek 69'), Wirtz (Schick 81'), Frimpong (Tella 81') dhe Adli.

86' Pak shpresa për Bayerin.

82' FInalja po shkon drejt fundit.

75' Bayer në shok, Ademola Lookman shënon het-trik, 3:0, 

74’ Sulmi i Bayerit nuk po gjen hapësira në zonën e 16-shit të skuadrës nga Bergamo.70' Atalanta shumë afër trofeut të parë në Evropë.

65’ Portieri i Atalantës, Musso, është në formë dhe po reagon me sukses pothuajse në çdo situatë.  

60' Xhaka po tregon lojë të mirë.

59' Frimpong nga një pozitë ideale gjuan larg mbi portë.

53' Bayer në presion.50 Lojë e fortë.

46 Fillon pjesa e dytë..

Përfundon pjesa e parë.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë. Granit Xhaka gjuan pranë portës.

43’ Bayer po orvatet me të gjitha forcat por pa sukses deri me tash, pasi Atalanta po mbrohet me sukses.30' Lojë e hapur.

35’ Bayer i Xhakës është në presion të madh për faktin se rezultati 2:0 është në favor të Atalantës. 

30' Bayer e kërkon golin me çdo kusht.

26' Ademola Lookman me goditje të fortë, realizon për 2:0.

22' Berat Gjimshiti, kapiten, ndëshkohet me karton të verdhë.20' Ritëm i lartë.

17' Stanishiq dërgoi goditje drejt në duart e porrierit të skuadrës italiane.

12' Bayer reaguan me vonesë në mbrojtje dhe Ademola Lookman nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0.

11' Granit Xhaka po tregon lojë të mirë.

6' Të dy ekipet po tregojnë lojë të mirë.3' Atmosferë e bukur në Dublin.

1' Fillon ndeshja. 

Gjithçka gati.

Sonte në orën 21.00 do të luhet finalja drithëruese e Europa League në futboll.

Gjimshiti sfidon Leverkusen-in me Xhakën titullar

“Count down-i” ka nisur. Europa e futbollit mban sytë nga “Aviva Stadium” në Dublin, aty ku këtë të mërkurë, Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League.

Ndërsa jemi shumë afër nisjes të kësaj super sfidë, që starton në orën 21:00.

Trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Xabi Alonso kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë ekipet e tyre.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë finale të Atalanta-s, teksa nga Leverkusen-it në rolin e titullarit do të jetë Granit Xhaka.

Atalanta apo Bayeri?

Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët snjohin humbje deri më tani këtë sezon.

Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.

Finalja drithëruese, Xhaka apo Gjimshiti

Sonte në orën 21.00 do të luhet finalja drithëruese e Europa League në futboll. 

Granit Xhaka me Bayer Leverrusenin apo Atalanta e Berat Gjimshitit do të festojnë në fund.

Atalanta – Bayer

Atalanta: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, T. Koopmeiners, Ederson, Ruggeri, de Ketelaere, Lookman dhe Scamacca.

Bayer: Kovar, Tapsoba, Tah, Hincapie - Stanishiq, Palacios, Xhaka, Grimaldo, Wirtz, Frimpong dhe Adli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat