Voska e pafat, humb në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Voska e pafat, humb në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Voska Sport e Ohrit e pafat, mbetet pa trofe. 

Voska ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Tikveshi i Kavadarit, në finalen e madhe që është zhvilluar në stadiumin "Todor Proeski" në Shkup. 

Për Voskën shënoi Sharkoski në minutën e 77-të dhe për Tikveshin realizuan Stojkoski (nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra 41') e Silva (59').

Voska lëshoi rastin e artë të futet në histori po ashtu edhe të dal në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat