Kush do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm?

Futboll

Kush do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm?

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:20
Thiago Motta

Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit.

Mungon vetëm detajet e fundit, sipas asaj që shkruhet nga mediat italiane, trajneri i njohur do të ndajë rrugët shumë shpejt me Bolognan, për të firmosur më pas për “Zonjën e Vjetër”.

Motta do të zëvendësojë Allegrin, i larguar pas tensionit të panevojshëm në finalen  e Kupës së Italisë.

41-vjeçari udhëhoqi Bolognan drejt suksesit historik, kualifikimit të madh në Champions.

Ai qëndroi në pankinën e kësaj skuadre për 75 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.71 pikë për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat