Momenti historik për Berat Gjimshitin

Futboll

Momenti historik për Berat Gjimshitin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 23:23
Atalanta

Momenti historik për Berat Gjimshitin, kapiteni çon lart trofeun e Europa Leagues!

Berat Gjimshiti sot shkroi historinë me Atalantën, duke fituar Europa Leaguen në atë që ishte finalja e parë ndërkombëtare për klubin bergamask. Ky ishte fundi i një rrugëtimi fantastik për klubin dhe mbrojtësin shqiptar, i cili sot ishte me shiritin e kapitenit në krah në këtë ndeshje.

Dhe ashtu siç i takon tradita, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i dorëzoi pikërisht atij trofeun e sapofituar në fund në ceremoninë pas finales.

Ai shkoi mes futbollistëve dhe e çoi atë lart bashkë me De Run, kapitenin e parë i cili ishte i dëmtuar sot dhe nuk mund të luante, duke nisur festën e çmendur para tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat