Gasperini: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam

Futboll

Gasperini: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam

Më: 22 maj 2024 Në ora: 23:29
Gian Piero Gasperini

Atalanta është fituese e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.

Klubi italian triumfoi në finale bindshëm 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit, klub të cilit ia shkaktoi humbjen e parë sezonale dhe të parën pas 51 ndeshjeve.

E pas finales, trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini tha se ndihet jashtëzakonisht krenar.

“Nuk është vetëm se fituam, por si fituam. Ne kemi mundur Liverpoolin kur ata ishin në krye të tabelës së Premierligës, Sportingun dhe tani Bayer Leverkusen… jemi jashtëzakonisht krenarë”, tha Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat