Milani nis bisedimet me Stuttgartin, po e paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Futboll

Milani nis bisedimet me Stuttgartin, po e paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:06
Serhou Guirassy

Milani është futur zyrtarisht në bisedime me Stuttgartin për transferimin e sulmuesit Serhou Guirassy në San Siro.

Takimi mes palëve ka ndodhur të mërkurën mbrëma në ‘Casa Milan’ dhe duket se palët tanimë kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur.

Milani prej kohësh po e ndjek sulmuesin dhe tani janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të ulët e cila është vetëm 17,5 milionë euro.

Megjithatë ka një çështje për tu zgjedhur dhe ajo është paga e futbollistit dhe kërkesat e tij të larta.

E vetmja çështje që mund të diskutohet mes palëve është vetëm paga që sulmuesi kërkon, rreth pesë milionë euro në sezon, një shifër që te Milan rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e skuadrës.

Megjithatë statistikat e Guirassy me 30 gola në 30 ndeshje këtë sezon e justifikojnë kërkesën e sulmuesit, që dëshiron të vlerësohet për produktivitetin e tij në fushën e blertë.

Gjithsesi, nëse Milan nuk do mund ta finalizojë këtë transferim, e ardhmja e 28-vjeçarit megjithatë mbetet larg Bundesligas dhe Stuttgartit, pasi kërkohet edhe nga disa klube të Ligës Premier të cilat nuk e kanë problem t’i ofrojnë pagë të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat