Ferizaj bën goditjen e madhe

Futboll

Ferizaj bën goditjen e madhe

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 23:56
Gentrit Limani

FC Ferizaj ka zyrtarizuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Gentrit Limani.

Limani në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës  për grupmoshën U-19.

Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja në Gjermani, tek Eintracht Frankfurt, për të vazhduar më pas në Kickers Offenbach U17, VfL Bochum U19, Hamburger SV II, FC Rot-Weiß Koblenz

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, mesfushori i ri ka deklaruar për faqën zyrtare të klubit.

Projekti i FC Ferizajt më ka bindur që sot të jem këtu në klubin tuaj e timin. Nga ajo që kam dëgjuar edhe më herët, Ferizaj është një klub shumë i organizuar, shembull edhe në Kosovë.

Dhe sigurisht ku ka më mirë se të jap kontributin tim në klubin e qytetit tim. Tifozëria UJQIT bëhuni gati sepse na pret një Superligë e zjarrtë”, ka deklaruar Gentrit Limani.

Limani është transferimi i parë i Ferizaj, ku do ketë shumë risi deri në fund nga kjo skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat