Memushi: Në një moment që Flamurtari mund të afrohet

Futboll

Memushi: Në një moment që Flamurtari mund të afrohet

Më: 23 maj 2024 Në ora: 11:57
Eqerem Memushit

Eqerem Memushit i përfundon kontrata me Flamurtarin më 30 maj. Trajneri vlonjat ende nuk e ka marrë konfirmimin e Sinan Idrizit për të qenë në krye të pankinës në sezonin e ri. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Memushi thotë se ky sezon ishte suksesshëm, pavarësisht se nuk u ngjitën në Superiore.

Tekniku thotë, se me Laçin nuk ishin në kushte të barabarta, por luajtën si të barabartë. Grupin e lojtarëve e vlerëson si më të mirin që ka stërvitur, ndërsa falënderon për mundësinë që i dha administratori Sinan Idrizin.

Flamurtari nuk e arriti objektivin, Superiore. Ishte një dështim?

Jo, nuk mendoj kështu. Bëmë një kampionat dinjitoz. Në 5 ndeshjet e fundit kemi qenë të përqendruar te “play off”-i. Skuadra vinte pas një rraskapitje të madhe. Mendoj se ekipi ia bëri “hyzmetin” objektivit që kishim dhe bëmë gjithçka mirë. Nuk mund që të kapnim dot Elbasanin dhe Bylisin, që nuk gabonin asnjëherë.

. Në një moment që Flamurtari mund të afrohej, nuk e lanë, dhe kjo ndodhi në dy herë. Në Elbasan ju e patë që na anuluan një gol. Në Ballsh ishte pjesa e parë 1-2, direkt na lanë me 10 lojtarë. Këto janë pikët që ne mund t’u afroheshin atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat