Çmimet e biletave për takimin Skënderbeu - Vllaznia

Futboll

Çmimet e biletave për takimin Skënderbeu - Vllaznia

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:09
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu dhe Vllaznia do të ndajnë vendin e tretë dhe të katërt nesër në orën 19:00, “në Air Albania”.

Duke qenë se korçarët nuk luajnë dot në Europë, kjo sfidë do të jetë statistikore, e nisur nga ky fakt, interesi për këtë përballje është shumë i ulët.

Mësohet se deri tani është shitur një numër i vogël biletash, ndërsa edhe çmimet janë disi të “kripura”.

Sa i përket biletave në sektorët pas portave kanë një çmim prej 10 mijë lekësh, e njëjtë për të dyja tifozëritë, ndërsa në tribunat përballë, një biletë kushton 15 ose 20 mijë.

Ndërkohë tribuna kryesore, ka një çmim prej 40 mijë lekësh.

Tifozët korçarë janë caktuar të qëndrojnë në sektorin N, kurse sa i takon tribunës kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103.

Tifozët e Vllaznisë në sektorin S dhe në Ë104, Ë105, Ë106 në tribunën kryesore. Biletat mund të blihen “online” në “ebileta.al”, por edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat