Te Juve zbarkon portieri më i mirë në sezonin e fundi të Seria A?

Futboll

Te Juve zbarkon portieri më i mirë në sezonin e fundi të Seria A?

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga një ndeshje

Juventusi ka nisur punën për sezonin e ri, teksa në pritje të zyrtarizimit të Tiago Motës në pankinë, drejtori sportiv Xhiuntoli është duke punuar për të sjellë në Torino edhe portierin më të mirë të sezonit 2023-2024 në Serinë A.

Bëhet fjalë për gardianin e Monzës, Mikele Di Gregorio, i cili luan në nivele mjaft të larta prej tre sezonesh dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Megjithatë Xhiuntoli ka shfrytëzuar raportet e mira me Gallianin dhe palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e portierit për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Aktualisht Juventusi ka në organikë polakun Shçezni dhe italianin Matia Perin, të cilët kanë kontratë deri në verën e 2025-ës. Megjithatë Perin mund të lihet i lirë, pasi kërkohet nga Parma dhe e josh ideja e një sezoni si protagonist në Serinë A, ndërsa Shçezni pritet të qëndrojë në Torino dhe të alternohet me Di Gregorion deri sa t’i përfundojë kontrata.

Krahas merkatos, Xhiuntoli ka blinduar edhe mesfushorin polivalent Andrea Kambiaso, duke i rinovuar kontratën deri në verën e 2029-ës. Në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi, Kambiasso ka luajtur 32 ndeshje, duke mbuluar disa pozicione në fushë, teksa ka shënuar tre gola dhe asistuar 6 të tjerë.

Deri në verën e 2026-ës ka rinovuar edhe mbrojtësi Daniele Rugani, i cili do të luajë shanset e tij nën drejtimin e Tiago Motëa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat