Bellingham e Kane kërkojnë fitoren e parë, publikohen formacionet

Futboll

Bellingham e Kane kërkojnë fitoren e parë, publikohen formacionet

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 20:20
Formacionet

Janë padyshim favoritët absolut për fitimin e trofeut. “Tre Luanët” e Anglisë nisin mbrëmjen e kësaj të diele aventurën e tyre evropiane, teksa në “Veltnis Arena” të Gelsenkirshenit do të përballen, me përfaqëusesen e Serbisë, në sfidën e dytë të xhiros së parë, të Grupit D, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Dragan Stojkoviq i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Rajkovic e para tij Pavlovic, Milenkoviq e Velkoviq.

Në krahët e mesfushës janë Zhivkoviq e Kostiq, me qendrën që mbulohet nga Lukic, Guelj e Milinkovic-Savic, ndërsa në sulm janë dy “bomberët”, Dushan Vlahoviq e Aleksandr Mitroviq.

Në krahun tjetër, tekniku Gareth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ështe vendosur Pickford. Në krahët e mbrojtjes janë Ëalker e Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stones e Guehi.

Më të tërhequr në mesfushë pozicionohen Alexander-Arnold e Rice, ndërsa para tyre janë Bukayo Saka, Jude Bellingham e Phil Foden, ndërsa në majën e sulmit vendoset i vetëm “bomberi”, Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat