Gjilani kërkon tre pikë ndaj Dukagjinit

Futboll

Gjilani kërkon tre pikë ndaj Dukagjinit

Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:41
Gjilani

Dukagjini dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin e javës së fundit të edicionit 2023/24, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori”.

Ekipi i Gentjan Mezanit synon vetëm fitore në këtë udhëtim pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i ikin pozitës së barazhit, aty ku luftojnë me Feronikelin ’74.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut nuk rrezikon asgjë dhe nuk ka asnjë objektiv për këtë ndeshje, duke bërë që të luajnë vetëm për prestigj.

Dallku ka vendosur t’i jap minuta shumë lojtarëve që kanë luajtur më pak këtë sezon, ndërsa Mezani starton me më të mirët.

Dukagjini: Brozi; Pllana, Shabani, Iseni, Neziri; B.Morina, Salihu, D.Morina; Syla, Jatta, Mëziu;

Gjilani: Matoshi; Kqiku, Roganovic, Shehi, Ziko; Taipi, Acka, Shabani; Bilalli, Jarovic, Basa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat