Superiore U17, “Demat” e Partizanit fitojnë titullin kampion

Futboll

Superiore U17, “Demat” e Partizanit fitojnë titullin kampion

Më: 25 maj 2024 Në ora: 17:09
Partizani

Kampionati “Abissnet Superiore” U17 për sezonin 2023/2024, uli sot siparin. “Demat” e Partizanit u shpallën ekipi kampion.

Të kuqtë u renditën në vendin e parë të kampionatit, teksa në 26 javë grumbulluan plot 45 pikë. Partizani e kishte siguruar titullin kampion U17.

Kryeqytetasit e luajtën ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut në “Arenën e Demave”, aty ku triumfuan me rezultatin 3-1.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia për dorëzimin e titullit kampion nga FSHF. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro, u dorëzoi futbollistëve të Partizanit U17 trofeun e kampionit dhe medaljet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat