Guardiola: Urime United për fitoren

Futboll

Guardiola: Urime United për fitoren

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:25
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes në finalen e FA Cup kundër Manchester United.

Favoritët u mundën 2-1 nga rivalët e përjetshëm.

Guardiola tha pas ndeshjes: “Urime atyre për një sezon fantastik.

“Ne e humbëm ndeshjen. Urime për Manchester United. Ishte një ndeshje e luftuar.

“Mund të ndodhë. Në fund ata shënuan dy gola dhe ne nuk mundëm të shënonim më shumë.”

I pyetur nëse mendonte se United ishte ekipi më i mirë, ai u përgjigj: “Jo.

“Pjesën e parë kemi luftuar pak, por në pjesën e dytë ishim më mirë. Në përgjithësi, kjo është një paraqitje e mirë për një finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat