Xavi: Çfarë mendoj? Më mirë të mos flas në publik

Futboll

Xavi: Çfarë mendoj? Më mirë të mos flas në publik

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:23
Xavi

Kishte një pritje të madhe për konferencën e fundit për shtyp të Xavi.

Trajneri nuk do të ulet në pankinën e Barcelonës sezonin e ardhshëm: "Ne përjetuam një luhatje emocionesh, por më pëlqeu.

Nuk kam asgjë kundër Laportës. Këto janë vendime që varen nga klubi, i kuptoj. Probleme për zgjidhje? Jo. Nuk ka problem. A keqtrajtohen legjendat? Është një pyetje që i duhet bërë presidentit dhe drejtorit sportiv”.

Mendime të ndryshme me Laportën: "I jam mirënjohës presidentit dhe të gjithëve. Nuk kam pasur asnjë problem me menaxhmentin. Jam përshtatur me të gjitha rrethanat shumë të pafavorshme që jemi përballur dhe nuk kam pasur asnjë problem. Më duhet vetëm të pranoj vendimin e Laportës, u shpjegova se si e pashë realitetin: Unë gjithmonë përpiqem të jem shumë i sinqertë me të gjithë, veçanërisht me menaxhmentin, reagimi i tyre ishte spektakolar dhe ata gjithmonë më mbështetën publikisht”.

E ardhmja: "Tani do të doja të pushoja, është e nevojshme, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Mungesa e titujve - "Ne nuk luajtëm aq mirë sa duhej. Nuk ishte e mundur të fitonim tituj. U përpoqa të planifikoja sezonin e ardhshëm, por nuk funksionoi”.

Opinioni për Laportën: "Ai e di mendimin tim për gjithçka ka ndodhur. Nuk është mirë që unë të shpreh opinionin tim në publik. Nuk do të më ndihmonte dhe dua të largohem i qetë. Dua të shpreh mirënjohjen për presidentin dhe Bordin e Drejtorëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat