Deçiqi feston me fitore titullin 

Futboll

Deçiqi feston me fitore titullin 

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 21:24
Deçiqi nga Tuzi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, me fitore ka festuar titullin e kampionit të Malit të Zi.  

Është titulli i parë në histori të skuadrës shqiptare, e cila ka siguruar edhe biletën për në garat kualifikuese të Champions League.

Deçiqi e ka mposhtur me rezultat 3:1 Arsenalin në takimin e javës së fundit.

Futbollisti Abdulsamed Abdullahi shënoi dy gola, në minutën e 28-të e 60 dhe Anel Ashoviq në atë të 40-tën.  

Cetkoviq në minutën e 76 realizoi për Arsenalin e Tivatit.

Deçiqi përfundoi në vend të parë me 70 pikë e Arsenali në të 7-tin me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat