Kroos pasi luajti ndeshjen e fundit në Bernabeu: As djalit tim nuk i pëlqeu vendimi

Futboll

Kroos pasi luajti ndeshjen e fundit në Bernabeu: As djalit tim nuk i pëlqeu vendimi

Më: 26 maj 2024 Në ora: 09:32
Toni Kroos

Ekipi i Real Madridit luajti mbrëmë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Real Betisit e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Kjo ishte ndeshja e fundit edhe për Toni Kroos, i cili pas përfundimit të takimit foli për medie.

Gjermani theksoi se është shumë i emocionuar, duke potencuar se vendimi për t’u larguar nga futbolli nuk iu ka pëlqyer aspak fëmijëve të tij.

“Unë jam emocionalisht shumë i fortë, por reagimi i fëmijëve të mi më ka lënduar mua. Djalit tim nuk i pëlqeu vendimi im. Vajza ime përkundër faktit që është një madrilene e zjarrtë ajo është shumë e lumtur”, tha ai.

Tutje, Kroos shton se mënyra më e mirë për t’u pensionuar është ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Mënyra më e mirë që të pensionohem është që të fitojë Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat