Partizani dhe Egnatia “piketojnë” titullarët e finales së madhe

Futboll

Partizani dhe Egnatia “piketojnë” titullarët e finales së madhe

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga një ndeshje

Partizani dhe Egnatia do të zbresin në fushë ditën e sotme, për të vendosur fituesin e titullit kampion për sezonin 2023/24. Takimi do marrë jetë në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”.

Kanë mbetur më pak se 12 orë nga ndeshja dhe stafet e të dyja skuadrave nuk kanë dilema për formacionin titullar.

Dhe pse çdo gjë mbahet sekrete, pritet të mos ketë ndryshime nga ndeshjet gjysmëfinale.

Kështu Partizani do i besojë fitores ndaj Skënderbeut. Tek Egnatia i besojnë titullarëve që eleminuan Vllazninë.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Sherri, Ndreca, Xhemajli, Malota, Dulysse, Fangaj, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Montenegro, Ibrahimoglu

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Skuka, Mba, Bintsouka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat