Tifozë edhe nga jashtë në mbështetje të Egnaitas

Futboll

Tifozë edhe nga jashtë në mbështetje të Egnaitas

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:35
Tifozët

Teksa finalja e titullit të Superiores po afron, numri i qytetarëve, të cilët dëshirojnë të mbështesin ekipin e vendlindjes në “Air Albania” të dielën, po rritet. Përveç biletarisë pranë stadiumit “Arena Egnatia”, bileta po shiten edhe në disa qytete fqinje si, Lushnja, Divjaka dhe Kavaja.

Nga burime pranë klubit rrogozhinas “Panorama Sport” mëson se deri të premten në mesditë janë shitur 2450 bileta, por duke parë interesimin pritet që kjo shifër të shkojë në mbi 3000.

ORGANIZIMI – Atmosfera e finales së titullit kampion po përjetohet edhe në institucionin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Kryetari i saj, Edison Memolla, ka pohuar për gazetën se do të ofrojë bileta falas për ndeshjen me Partizanin, por pa e përcaktuar numrin e tyre. Të organizuar si asnjëherë më parë dhe me një koreografi të posaçme po e presin sfidën me të kuqtë edhe ultrasit barshëjeshilë.

Të shumtë janë edhe tifozët rrogozhinas, të cilët kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pikërisht për ndeshjen e së dielës, në mbështetje të Egnatias. Qyteti ndërkohë po flet vetëm për futbollin, ndërsa në shtëpi dhe pallate shihen duke u valëvitur flamujt bardhëjeshilë.

Të gjithë duan të japin kontributin e tyre për ta përkrahur Egnatian në përpjekjet e saj për titullin e parë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat