Dy ekipe përfitojnë nga fitorja e Leverkusenit

Futboll

Dy ekipe përfitojnë nga fitorja e Leverkusenit

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:12
Granit Xhaka

Pas Bundesligës, Xabi Alonso konfirmohet si mbret në Gjermani, duke bërë të tijën edhe Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal) dhe duke u ngushëlluar pas humbjes në aktin e fundit të Europa League, të mërkurën e kaluar, ndaj Atalantës.

Bayer Leverkusen feston dopietën e titujve, Kupë dhe kampionat, pa pësuar humbje në këto kompeticione.

Ky sukses i Leverkusenit, bën të lumtur edhe dy ekipe të tjera gjermane. Buzëqeshin edhe Eintracht Frankfurt dhe Heidenheim.

Eintracht kualifikohet në Europa League dhe jo më në Conference League. Vendi në Ligën e Konferencës shkon për Heidenheim, që arrin të kualifikohet në kupat evropiane në sezonin që u ngjit në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat