Teuta, merkatoja pritet të nisë nga mbrojtja

Futboll

Teuta, merkatoja pritet të nisë nga mbrojtja

Më: 27 maj 2024 Në ora: 19:24
Teuta

Teuta deri tani është fokusuar si fillim së pari tek skarcimet për sa i përket merkatos së verës. Nga ekipi është larguar mbrojtësi Harallamb Qaqi, ndërsa ende nuk ka gjë të saktë për sa i përket lojtarëve të tjerë që do largohen në nga me blutë.

Nga sa është lënë të kuptohet në deklarimet e stafit teknik, thuajse i gjithë grupi i futbollistëve titullarë, që janë në kontratë me Teutën, do të vazhdojnë me ekipin blu. Madje, këtë dëshirë nuk kanë nguruar ta bëjnë publike edhe “jabanxhinjtë” e Teutës, siç janë disa e kanë thënë hapur se duan t’i qëndrojnë besnikë Teutës dhe presin me padurim datën e nisjes së përgatitjeve. Pritet të këtë dhe afrime deri sa të barazojë numrin që janë larguar që tekniku t’i ketë në dispozicion. Dy lojtarët mund të mos jenë më pjesë e skuadrës, duke krijuar hapësira për afrime për stafi teknik. Deri në këto momente Teuta nuk ka zyrtarizuar asnjë në merkato.

Aktualisht, bregdetarët po punojnë për afrimin e disa lojtarëve, por deri tani s’ka asgjë konkrete. Shumë emra po diskutohen me stafin e ri teknik, i cili po ndjek futbollistë të ndryshëm, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Duket se në këtë moment prioritet për “Djemtë e detit” është mbrojta. Ky është një nga repartet që ka më tepër nevojë për përforcime dhe kërkohet një lojtar që e njeh mirë prapavijën. Në sezonin e fundit, Teuta ka vuajtur shumë në fazën difensive, prandaj në këtë merkato po i shohin me shumë kujdes alternativat e ofruara. Në edicionin e kaluar, ishte një mbrojte jo shumë e mirë ku vetëm pas afrimeve te janarit situata u normalizua.

]Gjithsesi, është e qartë se sa të nevojshëm e ka Teuta afrimin e lojtarëve mbrojtës, që të jetë një pozicion i sigurt. Lajmi i mirë është që ka opsione zgjedhje dhe prandaj stafi teknik s’kërkon të nxitohet për të bërë gabime duke ditur se faza përgatitore fillon në javën e parë të korrikut. Trajneri Martini kërkon që ta ketë të gjithë grupin e gatshëm kur të fillojë me përgatitjet dhe puna në këtë moment është intensive. Për momentin, skuadra është me pushime dhe grumbullimi do të nisë në ditët e para të muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat